Rusia nuk do të pranojë asnjë lëshim në pikat themelore që lidhen me konfliktin në Ukrainë, ndërsa vëren se Kievi vazhdon të marrë armë dhe informacione inteligjence nga Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, Moska thekson se sa i përket çdo përpjekjeje për zgjidhje diplomatike të luftës, ajo është “në kontakt të vazhdueshëm” me Kinën.
Deklaratat u bënë nga zëvendësministri rus i Jashtëm, Sergey Ryabkov, në një moment kur diplomacia amerikane ka intensifikuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.
