Enxhi Nasufi foli për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt që kishte përfunduar në dhunë fizike me ish-kolegen e “Wake Up” në Top Channel, Neada Muçajn. Moderatorja tregoi se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.
“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë.
Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo (mamaja) i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’.
Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë mamasë, ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon.”
