Chelsea dhe Arsenal takohen sot në super-derbin e javës së 13-të në Premier League, një duel që tradicionalisht prodhon intensitet, rivalitet dhe futboll spektakolar.
“Blutë” e Londrës luajnë para tifozëve të tyre në Stamford Bridge, duke kërkuar të mbajnë hapin me kreun.
Në anën tjetër, Arsenali vjen i motivuar dhe në formë të mirë, teksa ekipi i Mikel Artetës synon të marrë pikë të plota në një fushë të vështirë për të marshuar drejt titullit./ D.C
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Sanchez; Gusto, Fofana, Chalobah, Cucurella; James (C), Caicedo; Estevao, Enzo Fernández, Neto; João Pedro.

Arsenal: Raya; Timber, Mosquera, Hincapié, Calafiori; Zubimendi, Rice; Eze, Saka, Martinelli; Merino.

