Një studim i publikuar këtë muaj ka zbuluar se konsumimi i rregullt i pijeve energjike nga adoleshentët dhe të rinjtë rrit ndjeshëm rrezikun e çrregullimeve të ritmit të zemrës. Ekspertët thonë se kombinimi i kafeinës së lartë me përbërës stimulues mund të shkaktojë ngritje të papritura të rrahjeve, presionit të gjakut dhe ankthit.
Mjekët paralajmërojnë se rreziku rritet veçanërisht kur pijet energjike konsumohen së bashku me sport ose aktivitet fizik të fortë. Për këtë arsye, pediatrët rekomandojnë që adoleshentët të kufizojnë përdorimin, ndërsa prindërit të jenë më të kujdesshëm ndaj shenjave si marramendje apo palpitacione./KM
