Rinaldi i cili akuzohet nga miku i tij Enriku se e ka mashtruar për një apartament, për të cilin ka paguar dhe do e blinte. Në fakt në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”, vetë Rinaldi pretendon se është mashtruar nga vëllai i tij biologjik, Edisoni.
Në vitin 2022 ai pretendon se në Aeroportin e Romës ka firmosur një prokurë, ku iu tha se do i dhurohej një pasuri. Por, juristja Eni Çobani sqaron publikun dhe ballafaqon Rinaldin me të vërtetë.
Prokura e posaçme që Edison Malaj ia ka dhënë vëllait biologjik të tij, Rinaldit, është për të hequr për të hequr dorë nga pasuria. Edisoni me këtë prokurë ka të drejtë për të firmosur deklarata noteriale për heqjen dorë dhe kjo ka ndodhur. Rinaldi heq dorë nga një pjesë e madhe e pasurisë së përfituar me 7501. Konkretisht, Eni Çobani sqaron sipas deklaratave noteriale se Rinaldi ka hequr dorë nga pesë pasuri. Teksa vetë Rinaldi i mëshon faktit se është mashtruar.
Eni Çobani: Ti ke pranuar zotëri dhe e autorizon Edision Malaj për të ndjekur gjithë procedurën administrative dhe ligjore lidhur me çdo çështje që ka për objekt heqjen dorë nga pjesa takuese e lëshuesit të prokurës në pasuritë.
Rinaldi: Çmenduri!
Eni Çobani: Zona kadastrale 31/40, sipërfaqja 1 mijë e 500 metra katrorë, ke hequr dorë, në Radhimë, sipërfaqja totale 500 metra katrorë. Janë gjëra që i ke firmosur ti!
Rinaldi: Absolutisht, jo!
Eni Çobani: Të ngelet pasuria me 6 mijë metra katrorë ku ti je 1/7, të ngelen 3 mijë metra katrorë ku ti je 1/7 dhe 4 mijë e 200 metra katrorë që ti je 1/7. Ndërkohë në sipërfaqen 1 mijë e 410 ke hequr dorë tërësisht, në sipërfaqen 1 mijë e 200 metra katrorë ke hequr dorë tërësisht dhe në sipërfaqen 2 mijë metra katrorë ke hequr dorë tërësisht.
Rinaldi: Si është e mundur!
Eni Çobani: Ke pranuar që të rrish në tre pasuri dhe ke hequr dorë nga pesë pasuri të tjera.
Rinaldi: Si ka mundësi?!
Enriku: Ke hequr dorë vetëm nga ato që ke shitur!
Rinaldi: Absolutisht nuk kam shitur asgjë. Është mashtrim./kb
