Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje historike për të ndërprerë plotesisht importet e gazit rus deri në vitin 2027, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar në zero varësinë energjetike nga Rusia.
Lajmi u konfirmua nga Brukseli, ku Kwshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian finalizuan një marrëveshje të përkohshme që parashikon ndalimin gradual të furnizimeve me gaz natyror të lëngshëm dhe gaz përmes tubacioneve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi këtë moment si një kthesë të madhe historike për unionin.
“Sot është me të vërtetë një ditë historike për unionin tonë. Mbrëmë arritëm një marrëveshje të përkohshme mbi propozimin e Komisionit për të hequr plotësisht dorë nga lëndët djegëse fosile ruse. Po e mbyllim atë kapitull, dhe po e mbyllim përgjithmonë. Ky është agimi i një epoke të re, epoka e pavarësisë së plotë energjetike të Europës nga Rusia. Shumë besonin se kjo do të ishte e pamundur. Por shifrat flasin vetë,” thesoi Von der Leyen.
Marrëveshja parashikon një ndalim të detyrueshëm me faza, ku importet e LNG nga Russia do të ndalohen plotësisht deri në fund të vitit 2026, ndërsa importet e gazit përmes tubacioneve do të mbyllen deri në vjeshtën e vitit 2027.
Aktualisht, Rusia përbën rreth 12% të importeve të gazit në BE një rënie e konsiderueshme nga 45% përpara pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Ndër vendet qe ende furnizohen me gaz rus janë Hungaria, Franca dhe Belgjika.
Bashkimi Evropian ka vulosur një tjetër hap drejt pavarësisë energjetike të Bashkimit Evropian./mxh
