Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën duke kultivuar marijuanë në një depo të braktisur në zonën e Pavias. Era e fortë e lëndës narkotike kishte ngritur dyshimet e autoriteteve, të cilat nisën monitorimin e ambienteve të dyshuara.
Pas rreth dy javësh hetime, më 1 dhjetor karabinierët finalizuan operacionin duke arrestuar katër shqiptarët dhe sekuestruar 64 kilogramë marijuanë.
Policia fillimisht arrestoi dy nga katër personat pranë qytetit të Varzit, ku ata u kapën ndërsa kishin ngarkuar 21 çanta të mbushura me marijuanë në pjesën e pasme të një furgoni dhe po largoheshin nga depoja.
Pas ndalimit të tyre, policia kontrolluan objektin dhe zbuluan dy bashkëpunëtorët e tjerë të fshehur brenda. Në depo u gjetën gjithashtu qindra vazo me mbetje të bimëve të marijuanës, të cilat u sekuestruan.
Katër të arrestuarit janë dërguar në burgun e Pavias, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. m.p.
