Ditën e sotme vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta dhe të lagështa, duke sjellë reshje shiu në zonat qendrore dhe jugore, si dhe reshje të izoluara bore në zonat malore.
Temperaturat pritet të shënojnë rënie të ndjeshme krahasuar me ditët e mëparshme, me vlerat minimale që zbresin deri në 2–5°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të kalojnë 10–12°C në ultësirë.
Në zonar malore do të ketë reshje bore gjatë paradites dhe temperatura maksimale deri në 3°C.
Zonat bregdetare do kenë shi me intensitet mesatar, era e fortë veriperëndimore.
Meteorologët parashikojnë që kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
