Last Updated on 04/12/2025 by EL
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar ekskluzivisht për rastin e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Ambasada Amerikane thotë se pavarësia e drejtësisë mbetet thelbësore për bashkëpunimin me SHBA. Më tej, ambasada thekson se nuk ka komente për çështje në hetim.
Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane.
Çështja e Belinda Ballukut është dërguar nga qeveria në Gjykatën Kushtetuese dhe më datë 12 dhjetor pritet të ketë një vendim nëse ankimi do kalojë ose jo për shqyrtim. Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se po i u shtron presion drejtësisë për rastin Balluku dhe e kërkuan sot në interpelancë.
Kreu i qeverisë ju përgjigj në distancë se arsyeja kryesore pse e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese është që ajo të mos kthehet në një precedent të rrezikshëm në të ardhmen.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.
Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi./e.t
