Last Updated on 04/12/2025 by Monika
Një qytetar demokrat nga Mirdita, i pranishëm në foltoren e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur revoltim dhe zhgënjim për veprimet e ish-deputetit Ervin Salianji, të cilin e akuzon se ka vepruar në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe të Alimehmetit.
Qytetari kujtoi një ngjarje të rëndë nga e kaluara, kur Salianji dhe bashkëpunëtorë të tij i sulmuan demokratët para selisë së PD-së, duke i pritur madje me shkopinj bejsbolli në duar. “Salianji na ka gjuajtur me kapsolla. Mos të ishte Berisha, do të kishte shembur edhe selinë e PD-së,” tha qytetari.
Ky incident duket se ka mbetur i gjallë në kujtesën e demokratëve, të cilët nuk e kanë harruar atë që e quajnë “fytyrën e vërtetë” të Salianjit, i cili njëherë u përball me qytetarët dhe strukturat e partisë brenda selisë së tyre.
Në përgjithësi, foltorja e Berishës shërbeu si një moment për të rikujtuar përplasjet e së shkuarës dhe për të konsoliduar mbështetjen mes demokratëve./mxh
