Last Updated on 04/12/2025 by EL
Ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në intubim 15-vjeçari i cili u plagos me thikë në zemër gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Durrës.
Ngjarja ndodhi më (25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online.
Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.
Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ditën e sotme ai ka humbur jetën. Ngjarja është raportuar pranë ambulancës së morgut dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ndërkohë që po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e të gjitha elementeve të lidhura me këtë incident tragjik./mxh
