Last Updated on 05/12/2025 by Monika
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motomjet.
Nga përplasja fatale ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, 38-vjeçari me inicialet O. Xh. Ndërkohë, drejtuesit e dy automjeteve, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., janë ndaluar në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për procedurat e mëtejshme.
Në vend janë ngritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit tragjik.
