Predha me origjinë të panjohur raportohet se kanë rënë pranë aeroportit ushtarak Meza në Damask. Agjencia siriane e lajmeve SANA raportoi se një shpërthim u dëgjua në zonën e Damaskut dhe se hetimet kishin nisur për të zbardhur ngjarjen.
Në nëntor u raportua nga mediat e huaja se Uashingtoni po planifikonte të staciononte trupa në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Sirisë.
Baza ajrore ndodhet në rrugën që të çon në zonat e Sirisë jugore që pritet të formojnë zonën e demilitarizuar sipas një pakti të ardhshëm mossulmimi./mxh
