Mbrëmjen e së martës ka shpërthyer një sasi tritoli në qytetin e Shkodrës.
Lënda plasëse i është vendosur një subjekti të prodhimit të reklamave, i cili ndodhet në lagjen “Skënderbeg” dhe është në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmeti.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe autorët e këtij sulmi, ndërsa zona është shtruar nën mbikëqyrje për sigurinë e banorëve./mxh
