Last Updated on 11/12/2025 by Kesjana
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.
Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve.
Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informim. Në ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK, e konsideroj thelbësore ndërtimin e një marrëdhënieje transparente me mediat, duke garantuar një informim të drejtë, profesional dhe pa cënuar integritetin e sekretit hetimor dhe reputacionin e institucionit.”, tha Musabelliu.
