Last Updated on 12/12/2025 by Monika
Fieri ka festuar mbrëmjen e sotme me një spektakël fishekzjarresh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila mban edhe detyrën e drejtuese politike të qarkut.
Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese miratoi me rezultat 5 pro dhe 3 kundër ankimimin e paraqitur nga qeveria, duke vendosur heqjen e pezullimit ndaj Ballukut.
Vendimi u prit me entuziazëm në qytetin e Fierit, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën në shesh për të shënuar rikthimin e saj në detyrë me fishekzjarre dhe festime./mxh
