Trafik i rënduar nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit u regjistruan edhe këtë të shtunë. Qytetarë të shumtë largohen nga kryeqyteti drejt zonave të Jugut.
Situata më e rënduar është regjistruar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shënuar radhë prej rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit.
Shkak për këtë situatë është fluksi jashtëzakonisht i madh i automjeteve që udhëtojnë nga kryeqyteti drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për fundjavë.
Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e trafikut./e.t
