Last Updated on 14/12/2025 by Monika
Një 61-vjeçar, administrator i një firme nënkontraktore është arrestuar pasditen e sotme nga policia. Në pranga është vënë shtetasi A.M.
Ai u arrestua pasi, një 64-vjeçar punëtor për punime hidraulike, ka rënë nga lartësia gjatë punës dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./mxh
