Një 64-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër makinë. Në pranga është vënë shtetasi P.P. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 64 vjeç, banues në Greqi, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Tepelenë. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët”, thuhet në njoftimin e policisë. /K.M
