Një vit pasi u gjet në rrugët e Neë York, saktësisht në Manhattan, duke lypur, Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani janë rikthyer aty ku nisi gjithçka.
Ata kanë ndarë foto nga momenti kur janë gjendur te vendi ku edhe u takuan për herë të parë. Ilirjani ishte një nga njerëzit që ndihmoi Parashqevi Simakun duke i gjetur menjëherë strehim për ta larguar nga rruga.
“Pas 1 viti te vendi që preku gjithë shqiptarët”,shkruan Ilirjani në foto.
Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani rikthehen aty ku nisi gjithçka: Ti s’do të jesh kurrë në rrugë!
2 min lexim– Publikuar 9:36, 17 Dhjetor 2025
Një vit pasi u gjet në rrugët e Neë York, saktësisht në Manhattan, duke lypur, Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani janë rikthyer aty ku nisi gjithçka.
Ata kanë ndarë foto nga momenti kur janë gjendur te vendi ku edhe u takuan për herë të parë. Ilirjani ishte një nga njerëzit që ndihmoi Parashqevi Simakun duke i gjetur menjëherë strehim për ta larguar nga rruga.
“Pas 1 viti te vendi që preku gjithë shqiptarët”,shkruan Ilirjani në foto.
TË LIDHURA
Opinion – Elton Iliriani për Parashqevi Simakun dhe LGBTQI+ – 10 Nëntor 2025
“Parashqevi Simaku nuk është mirë”, biznesmeni: S’ta mori Inteligjenca Artificiale Robertin!
Reagimi i fortë i Parashqevi Simakut: Prej 10 muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje, por mua..
“Kam lexuar të gjithë librat fetarë”, Parashqevi Simaku: Zgjodha të jetoj në rrugë
“Nëse historia e Parashqevi Simakut hapet, do të tronditet shoqëria shqiptare!”
Historia e trishtë e Parashqevi Simakut në SHBA
Ka qenë një rrugëtim i gjatë që vijon ende pasi edhe në një intervistë të fundit në “Opinion” në Tv Klan, biznesmeni tha se Luke nuk takohet me nënën e tij. Këngëtarja nuk e beson që është e divorcuar dhe nuk pranon as të bëjë dokumentacionin e identifikimit.
Megjithatë, ai ka vendosur mos ta lërë vetëm. Në fotot e postuara, Ilirjani ka bërë një premtim për të.
“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qira shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti”, shkruan ai.
Në intervistë, sipërmarrësi tha se askush nuk ka ofruar ndihmë. Kujtojmë që qiraja e shtëpisë së këngëtares u mbulua për 1 vit nga një biznesmen, por pas kësaj ajo rrezikonte të mbetej sërish në rrugë./kb
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP NUIS/NIPT : L92423005H
Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.