Last Updated on 17/12/2025 by EL
Kryeministri grek Mitsotakis njoftoi në parlament një paketë 150 milion euro për fermerët ndërsa masa të tjera lehtësuese do të njoftohen në rast të një takimi mes qeverisë dhe një përfaqësie të protestuesve.
Qeveria greke do ta shpërndajë me hyrjen e vitit të ri 2026 fondin tek fermerët, duke e argumentuar atë si një fitim të munguar të prodhuesve. Mitsotakis pranoi se qeveria është vonuar në reagimin e saj për të stabilizuar situatën dhe gjithashtu tha se disa masa të tjera do të njoftohen si pjesë e lehtësimeve për fermerët që protestojnë prej rreth 3 javësh.
CNN grek raporton se qeveria synon një takim ballë për ballë të Mitsotakis me përfaqësuesit e fermerëve, të cilëve pritet tu propozohen edhe mekanizma të tjerë lehtësues për energjinë elektrike dhe çmimin e karburantit që do të pasqyrohet direkt në pompat e stacioneve.
Kreu i ekzekutivit grek ndërkohë, përjashtoi shkrirjen e agjencisë së subvencioneve (OPEKEPE) me një tjetër (AADE) që do të ofrojë më shumë transparencë, sidomos pas skandalit me subvencionet që çoi në vonesat e pagesave dhe si rrjedhojë edhe në protestat e fermerëve.
Këta të fundit kanë nisur një fushatë bllokadash të rrjet rrugor, doganave dhe porteve që kanë futur në kaos vendin, duke kërcënuar me shtrirjen e tij edhe përgjatë festave në rast të mos plotësimit të kërkesave që I kanë dërguar ekzekutivit disa ditë më parë./e.t
