Last Updated on 17/12/2025 by EL
Zbardhen detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras, ku të shtënat me armë zjarri lanë një të plagosur pasditen e kësaj së mërkure.
Sipas burimeve, shtetasi i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe kishte pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.
Sipas të dhënave, i plagosuri i kishte kërkuar autorit të lëvizte me kujdes dhe të mos xhironte gomat e makines para portes se shtëpisë së tij.
I riu është përgjigjur me të shtëna, duke qëlluar dy herë me pistoletë, ku njëri nga plumbat e ka kapur në krah Pjetër Markun, që po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./e.t
