Studimet tregojnë se stresi i vazhdueshëm ul aftësinë e trupit për t’u mbrojtur nga infeksionet. Hormonet e stresit ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e qelizave imunitare, duke e bërë organizmin më të ndjeshëm.
Ekspertët rekomandojnë teknika relaksimi, aktivitet fizik të moderuar dhe gjumë cilësor për të mbajtur sistemin imunitar të fortë./KM
