Në zemër të Romës, arkeologët po rikthejnë shkëlqimin e një prej monumenteve më të famshme të qytetit… me lazer.
Bëhet fjalë për Kolonën e Marcus Aurelius, një kryevepër 1,840 vjeçare që përkujton fitoret e perandorit ndaj fiseve barbare përgjatë lumit Danub. Me ndihmën e lazerëve, specialistët heqin shtresat e ndotjes, duke zbuluar mermerin e bardhë të Carrara-s që ka rezistuar shekujve.
Friza spiralike rrotullohet 23 herë rreth kolonës, me mbi 2,000 figura që tregojnë perëndinë, ushtarë, kafshë dhe vetë Aureliusin. Relievet sjellin skena të luftës dhe dhunës, duke dhënë informacion të çmuar për historinë e Romës së lashtë.
Kolona qëndron në vendin e saj origjinal, ndërkohë që pjesa tjetër e rrënojave të Romës së lashtë ka zhdukur. Sot, ajo shikon nga lart kryeqytetin modern, pranë parlamentit dhe rezidencës së kryeministres Giorgia Meloni.
Punimet e restaurimit nisën në mars dhe pritet të përfundojnë herët vitin e ardhshëm. Kostoja është 2 milion euro, fonde të siguruara nga Bashkimi Evropian për rimëkëmbjen pas pandemisë./mxh
