Autoritetet franceze nisën të enjten shpërndarjen e 400,000 dozave vaksinash në Toulouse, si pjesë e një fushate të gjerë vaksinimi për lopët në jug të Francës, që do të mbulojë rreth 750,000 kafshë.
Dozat, të blera në Holandë, u transportuan me kamion deri në Rennes dhe më pas u dërguan në jug me avion ushtarak.
Qeveria franceze gjithashtu vendosi të rrisë kontrollet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe të zbatojë një plan mbështetjeje mbi 10 milionë euro për fermat e vogla në zonat e prekura.
Sëmundja e lëkurës me gunga, një virus që nuk transmetohet tek njerëzit, përhapet mes lopëve ose përmes pickimit të fluturave apo kalajve. Ajo u zbulua për herë të parë më 29 qershor në Savoie, ku u asgjësuan mbi 70 lopë.
Deri më 14 dhjetor, Ministria e Bujqësisë ka identifikuar 113 shpërthime të kësaj sëmundjeje, për të cilën nuk ka trajtim. Rregullat franceze kërkojnë që të gjithë tufat të asgjësohen kur zbulohet sëmundja, një masë që disa sindikata e konsiderojnë të ekzagjeruar dhe të ashpër. Që nga qershori, rreth 3,000 lopë janë asgjësuar./mxh
