Në një zhvillim të fundit, presidenti Donald Trump ka shkaktuar një polemikë të re me Danimarkën, duke emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën, të cilin ai ka shprehur dëshirën ta aneksojë.
Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për mbrojtje kombëtare.
“Ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare, jo minerale. Nëse hidhni një vështrim në Groenlandë, shihni lart e poshtë bregdetit, keni anije ruse dhe kineze kudo. Kështu që po e emërojmë të dërguarin tonë të posaçëm në Grenlandë”, tha Trump.
Kjo ka shkaktuar zemërim në Kopenhagen, e cila ka njoftuar se do të thërrasë ambasadorin e SHBA-ve për të kërkuar një shpjegim. Kryeministri i Groenlandës tha se ishulli duhet të vendosë për të ardhmen e tij dhe se integriteti territorial duhet të respektohet.
Greonlanda, që ka rreth 57 mijë banorë, ka pasur qeverisje autonome që nga viti 1979, megjithatë mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten nën kontrollin e Danimarkës./kb
