Last Updated on 25/12/2025 by Kesjana
Gjykata Supreme e SHBA-së ka bllokuar planet e Presidentit Donald Trump për të dërguar trupa të Gardës Kombëtare në qytetin e Çikagos.
Qeveria amerikane i bëri thirrje Gjykatës së Lartë për të autorizuar vendosjen e trupave, ndërsa beteja ligjore vazhdon. Kjo justifikon nevojën për vendosjen e trupave në qytete si Çikago, Portland dhe Los Angeles duke përmendur mbrojtjen e pronës dhe personelit federal. Trump dhe aleatët e tij i përshkruajnë këto qytete si të paligjshme dhe të pllakosura nga protesta të dhunshme. Kryetarët e bashkive dhe guvernatorët demokratë e hedhin poshtë këtë si një keqinterpretim dhe një pretekst për abuzim me pushtetin.
Një gjyqtare federale në Çikago, April Perry, e kishte bllokuar përkohësisht vendosjen e trupave më 9 tetor. Ajo i gjeti pretendimet për dhunë në protesta të pabazuara. Nuk kishte prova për një kryengritje apo për shkelje të zbatimit të ligjit. Vendosja e Gardës Kombëtare “vetëm do t’i hidhte benzinë zjarrit”, deklaroi gjyqtarja, e cila u emërua nga ish-Presidenti Joe Biden . Një gjykatë apeli mbështeti vendimin e saj./kb
