Last Updated on 28/12/2025 by EL
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të diel një parashikim për fillim javën, teksa ditët e fundit të muajit dhjetor duket se do të shoqërohen me ulje të vazhdueshme temperaturash në vlerat minimale.
Sipas të dhënave, nuk priten reshje, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Reshjet:
Nesër (e hënë, datë 29 dhjetor) nuk priten reshje në të gjitha qarqet.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: -1 / 10°C
në vendet malore: -3 / 5 °C
Era:
Nesër, e hënë, datë 29 dhjetor, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./e.t
