Miliarderi Elon Musk dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë darkuar bashku në Mar-a-Lago, ku e pranishme ishte dhe Melania Trump. Takimi vjen pas muajsh marrëdhëniesh të ftohta mes tyre. Musk postoi një foto të darkës në platformën “X”.
“Pata një darkë të mrekullueshme mbrëmë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë i mrekullueshëm!”, shkruan Musk krahas fotos së postuar./kb
