Luftëtarët e fundit kurdë janë tërhequr nga qyteti sirian i Aleppos, pas njoftimit të një marrëveshjeje armëpushimi në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Mazloum Abdi, udhëheqësi i Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, tha se një marrëveshje ishte arritur nëpërmjet ndërmjetësimit ndërkombëtar, duke siguruar evakuimin e sigurt të “martirëve, të plagosurve, civilëve të bllokuar dhe luftëtarëve” nga qyteti.
Autobusë që transportonin anëtarët e fundit të SDF të udhëhequra nga kurdët u panë duke u larguar nga lagjja me shumicë kurde Sheikh Maqsoud, sipas raporteve të mediave lokale, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Përleshjet e fundit në Aleppo filluan më herët këtë javë, pasi negociatat për integrimin e kurdëve në qeverinë e re të Sirisë arritën në një bllokim./mxh
