Parlamenti i Ukrainës emëroi të mërkurën Mykhailo Fedorov si ministër të ri të Mbrojtjes, në një moment kur lufta me Rusinë po i afrohet vitit të katërt.
Fedorov, 34 vjeç, ka mbajtur më parë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Transformimit Dixhital, duke u bërë një nga figurat kyçe të strategjisë teknologjike të Ukrainës gjatë luftës.
Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjigjes së Ukrainës ndaj pushtimit rus, veçanërisht në përmirësimin e lidhjes së forcave ukrainase në vijën e frontit përmes vendosjes së terminaleve Starlink.
Gjithashtu, Fedorov ka qenë ndër arkitektët kryesorë të krijimit të të ashtuquajturës “linjë dronësh”, një sistem mbrojtës i bazuar në përdorimin masiv të dronëve për të shkaktuar humbje maksimale ndaj trupave ruse.
Në deklaratën e tij pas emërimit, Fedorov theksoi se reformat e tij do të përqendrohen në dixhitalizimin e ushtrisë, rritjen e përdorimit të dronëve dhe inteligjencës artificiale, si dhe shfrytëzimin më të gjerë të teknologjisë në mbrojtjen kombëtare./mxh
