Reshjet e dëborës në zonën e Qafë Thanës kanë sjellë ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të kamionëve në këtë aks rrugor.
Ndalimi i tyre është bërë për shkak të punimeve që po kryhen nga borëpastrueset në segmentin hyrës në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, mjetet e tonazhit të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë, ndërsa automjetet e tjera lëvizin me kujdes.
Autoritetet sqarojnë se ndërhyrja do të zgjasë vetëm disa orë dhe, pas përfundimit të pastrimit të rrugës nga bora, qarkullimi i kamionëve do të rinisë normalisht.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë./K.M
