Tregtarët e Vlorës janë ngritur ditën e sotme në protestë. Shkak për protestën është bërë vendimi i Bashkisë së Vlorës për të mbyllur përkohësisht tregun industrial të qytetit.
Ata kërkojnë takim me kryebashkiaken Brunilda Mersini, ndërsa takimi i djeshëm u mbyll pa ndonjë rezultat.
Qytetarët e Vlorës gjatë protestës së sotme kanë hyrë me forcë në bashki.
“Po na heqin, na po na, 30 vjet atje. Ku të shkojmë? Jemi hallexhinj, jemi me qira, jemi me fëmijë, pa punë, pa gjë, ku do shkojmë. Presim të vijë kryetarja e bashkisë, të na japë justifikimin ç’do na thotë”, tha një tregtar./kb
