Një aeroplan pasagjerësh me 15 persona në bord është zhdukur pranë kufirit të Kolumbisë me Venezuelën, sipas linjës ajrore shtetërore Satena dhe autoriteteve të aviacionit. Fluturimi, që operonte në linjën Cucuta-Ocana, humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror rreth 10 minuta para se të arrinte në destinacionin e tij.
Në një deklaratë zyrtare, Satena tha se fluturimi NSE 8849 raportoi kontaktin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror paraditen e sotme më 28 janar. Avioni i zhdukur është një Beechcraft 1900 me numër regjistrimi HK4709, i operuar nga kompania SEARCA. Satena konfirmoi se 13 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit ishin në bord në kohën kur humbi kontakti.
Autoriteti i Aeronautikës Civile raportoi se protokollet e emergjencës u aktivizuan pasi avioni u zhduk midis komunave Hacari dhe Playa de Belen. Operacionet e kërkimit po kryhen në koordinim me organizatat e shpëtimit dhe është krijuar një Postë e Unifikuar Komanduese për të mbështetur përpjekjet e reagimit.
Autoritetet konfirmuan se dy kandidatë politike ishin midis atyre në bord: Diogenes Quintero , një kandidat për Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Carlos Salcedo , një kandidat për Vendin e Paqes.
Linja ajrore shtetwrore ka aktivizuar të gjitha burimet e disponueshme në koordinim me Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Forcës Hapësinore Kolumbiane dhe Drejtorinë e Hetimit Teknik dhe të Aksidenteve të Autoritetit të Aviacionit Civil për të gjetur avionin. Kompania ajrore njoftoi gjithashtu një linjë telefonike të dedikuar për anëtarët e familjes që kërkojnë informacion zyrtar./mxh
