Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në pallatin Moncloa në Madrid.
Pas takimit, ministri i Jashtëm libanez, Youssef Rajji, nënshkroi disa marrëveshje dypalëshe me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares, si edhe me ministrin spanjoll të Kulturës, Ernest Urtasun.
Qeveria spanjolle bëri të ditur se u firmosën tre marrëveshje që synojnë forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ato përfshijnë bashkëpunimin mes shkollave diplomatike, bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, si dhe lidhje më të ngushta mes bibliotekave kombëtare të Spanjës dhe Libanit.
Sipas autoriteteve, gjatë takimit u diskutua gjithashtu për tensionet rajonale dhe për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve./mxh
