Last Updated on 07/02/2026 by EL
Në Shkodër u zhvillua takimi i dytë mbi pasuritë e florës dhe faunës së zonës, pas atij mbi trashëgiminë kulturore përreth liqenit të Shkodrës.
Projekti “Projeksion mbi liqen”, një bashkëpunim mes DRTK Shkodër, COD, Bashkisë Shkodër, shkollave të mesme të qytetit dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”, bazohet në tre komponentë kryesorë:
– Mbrojtja e mjedisit përmes pastrimit të territorit dhe brigjeve të Liqenit të Shkodrës nga mbetjet plastike, veçanërisht shishet;
– Kreativiteti nëpërmjet krijimit të një figuracioni/instalacioni simbolik nga grupe studentësh, i cili përfaqëson trashëgiminë kulturore, florën dhe faunën e Liqenit të Shkodrës;
– Ndërgjegjësimi dhe përfshirja e të rinjve në realizimin e kësaj vepre artistike nga nxënës dhe studentë, në formën e një mozaiku, duke përdorur si elementë përbërës shishe plastike të pikturuara, të mbledhura gjatë pastrimit të brigjeve të liqenit.
Ky projekt synon të ndërthurë mbrojtjen e mjedisit me artin dhe edukimin qytetar, duke vënë në qendër liqenin e Shkodrës, një pasuri e jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore, e cila pritet së shpejti të përfshihet nën mbrojtjen e UNESCO-s si Rezervë Ndërkufitare e Biosferës. A.K./et
