Qeveria e Gjermanisë planifikon të blejë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro nga kompanitë gjermane të reja Helsing dhe Stark Defence, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.
Përmes kontratave për pajisje dronë që fluturojnë mbi zonat e synuara para se të kryejnë goditje, kjo nismë është pjesë e një marrëveshjeje më të madhe me vlerë 4,3 miliardë euro.
Media prestigjioze “Reuters” raporton se kontratat pritet të miratohen nga Komisioni i Buxhetit i dhomës së ulët të parlamentit gjerman. Dronët fillimisht do të mbështesin Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është vendosur në Lituani.
Kontratat me të dyja kompanitë parashikojnë një afat shtatëvjeçar, ndërsa grupi i parë i dronëve pritet të dorëzohet në fillim të vitit 2027./Kb
