Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi që Bashkimi Europian të hyjë në një fazë më ambicioze reformash ekonomike, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të forcuar pozicionin e Europës në përballjen globale me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.
Në deklarata për media ndërkombëtare, Macron theksoi se Europa nuk duhet të reagojë me lëshime përballë presioneve të jashtme, por të ndërtoje instrumente reale fuqie ekonomike dhe politike.
“Kur ka një akt të qartë agresioni, mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të mos përkulemi ose të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje. E kemi provuar këtë strategji për muaj të tërë. Nuk po funksionon! Kontinenti po përballet njëkohësisht me presionin tregtar të Kinës dhe paqëndrueshmërinë e politikave amerikane, një situatë që po cenon sigurinë ekonomike të Europës dhe rolin e saj në ekonominë globale.
Këto dy kriza përbëjnë një tronditje të thellë – një çarje për evropianët.”
Macron kërkoi zgjerimin e instrumenteve të përbashkëta finanaciare të BE-së, për të mundwsuar investime strategjike në industri, teknologji dhe mbrojtje, si dhe për të rritur peshën e monedhës europiane në tregjet financiare nderkombëtare.
Ai e konsideroii stabilitetin institucional të Europës si avantazh konkurrues për investitorët.
Në tryezwn e samitit pritet të diskutohet edhe forcimi i prodhimit europian përmes politikave qw favorizojnë zinxhirët e brendshëm të furnizimit. Kjo qasje synon rritjen e autonomisë strategjike të BE-së, por mbetet temë debati mes vendeve anëtare dhe sektorëve industrialë./mxh
Artikulli i MëparshëmQerelez dhe molotovë
Artikulli Tjetër Administrata Trump kundër rregullave europiane për fjalën e lirë
