Kryeministri Edi Rama i pranishëm në prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, ka folur dhe për ndërtimin e godinave të reja nëpër rrethe.
Rama tha se jashtë tiranës do të përdoret mekanizmi i bashkëpunimit me bizneset.
Kryeministri deklaroi se në rrethe nuk mund të vazhdohet në rrethe në mënyrë të njëtrajtshme
“Do të dëshiroja të hapnim të njëjtin projekt me Korpooratën e Investimeve për të bërë idenitfikimin dhe jahstë tiranës. Por jashtë Tiraëns do të përdorim mekanizmin e bashkëpunimit me biznese. Në rrethe nuk kemi mundësi të vazhdojmë me buxhetin e shtetit në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo tryezë është shumë e vlefshme për të gjithë, dhe për të pasur një ide të qartë publiku se kur do të ketë në dispozicion gjykata që janë mikpritëse nga infrastruktura”, tha Rama./kb
