Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për konfliktin mes aksionerëve në aeroportin e Vlorës, që ka paralizuar përfundimin dhe vënien në punë të aeroportit.
Xama tha ndërhyrja e shtetit në këto momente, mund të jetë mjaft problematike, pasi kompania e Pacollit, Mabco ka kërcënuar me vajtjen në arbitrazh dhe Shqipëria mund të përballet me një faturë qindra milionë euro.
“Mabco ka dorëzuar padi në gjykatën civile ku kërkon shfuqizimin e disa vendimeve të asamblesë, me një administrator që zoti Pacolli e akuzonte se punonte për palën tjetër. Ka kundërpadi nga 2A Group. Është bllokuar vota për tjetërsimin e kuotave të shoqërisë. 2A Group pretendon se ka shitur Pacolli 47% të aksioneve. Pacolli thotë nuk është e vërtetë. Për këtë janë në Prokurorinë e Tiranës. Gjyakta Apelit thotë, për 47% të kuotave pezullohet vota e Mabco, por operon me 51% të kuotave. Mabco ka thirrur asamblesë dhe kërkoi ndryshimin e statutit, për të ndryshuar tjetërsimin e kuotave. Është bërë kundërpadi nga ana e Valon Ademit. Pra është e gjitha një lëmsh i vërtetë.
Një ditë më parë, Mabco ka dalë në konferencë me përfaqësues të saj, ku e quajti situatën në kushtet e një shpronësimi, pra që shteti po merr diçka me forcë. Nuk ka rëndësi nëse e bën qeveria, por mund ta bëjë edhe gjykata. Kjo mund ti hapë rrugë të drejtave që mund të pretendojë kompania për investimet dhe fitimin e munguar në arbitrazh. Akuzat mes ortakëve vazhdojnë. Nuk duket se do të vendoset në operim aeroporti për në mars.
Si e shoh me syrin e një njeriu të pavarur? Nëse do të ndërhynte qeveria, autoriteti kontraktor, do të çonte ujë në burimin e arbitrazhit. Do ti jepte të drejtë të dyja kompanive. Pa paragjykuar askënd, kemi një konflikt të dy biznesmenëve që ka lindur nga hiçi dhe ky mund të jetë edhe i stisur si konflikt, është një përqindje mundësie, siç mund të jenë skenarë të tjerë. Nëse shteti prish në mënyrë të njëanshme kontratën, kontrata e ngarkon të paguajë 56 milionë euro kredi, plus interesat dhe vlerën e investimit. Vlera e investimit që pretendojnë kompanitë janë afro 140 mln euro.
I bie një vlerë minimale që mund të paguajë shteti, të paguajë 117 mln euro. Nërkohë ndërtimi i aeroportit do të kushtonte 87 mln euro. Janë kontrata të bëra në mënyrë të pakujdesshme”, tha Xama./mxh
