Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 5. Pasojat e këtij zarfi do të mësohen gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme, ndërsa bëhet me dije se lidhen me largimin e banorit Kristi Lamaj nga shtëpia.
“Konkurrenti Kristi Lamaj u largua nga Big Brother. Në takimin e sotëm do mësoni çfarë ndodhi”, thuhej në zarf.
Këngëtari pas një debati me banorët e tjerë, ka vendosur përsëri të dalë nga muri rrethues i shtëpisë. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Kristi tentoi të largohet nga shtëpia në këtë mënyrë. Ndërkohë këtë herë largimi i tij mund të jetë përfundimtar./mxh
