Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përditësuar situatën e akseve nga reshjet përgjatë natës.
Më tej, ARRSH bën me dije se është bërë pastrimi i akseve nga dëbora dhe shpërndarja e kripës.
Njoftimi i ARRSH
Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut, reshje dëbore ka pasur vetëm në akset:
Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec, K/Boboshticë-Dardhë
Temperaturat kanë qenë të ulëta, veçanërisht në zonat malore
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore./kb
