Francë ka regjistruar një rekord të ri të ditëve me shi radhazi, duke thyer shifrën e mëparshme të vendosur në vitin 2023, njoftoi të enjten meteorologu Meteo France, Tristan Amm.
Sipas Amm, çdo ditë që nga 14 janari ka qenë e shoqëruar me reshje shiu, ndërsa një ditë me shi llogaritet kur reshjet arrijnë të paktën 1 milimetër mesatar për metër katror. Shiu ka qenë më i intensifikuar në pjesën perëndimore të Francës, veçanërisht në rajonin e veriut të Bretanjës, ku janari ka rezultuar më i lagësht në histori.
Për pasojë, rrjedhat e lumenjve dhe përrenjve kryesorë, si Lumenji Loire dhe Lumenji Garonne, kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në qytete dhe zona rurale përreth.
Meteorologu Amm paralajmëroi se të enjten stuhia Pedro mund të sjellë më shumë reshje në vend, megjithatë pritet qetësim dhe mot më i ngrohtë javën e ardhshme, sidomos në jug të Francës. Ai theksoi se rritja e reshjeve është në përputhje me “logjikën e një klimë në ngrohje,” pasi atmosfera përmban më shumë ujë që avullon dhe rikthehet në tokë si shi.
Pjesë të tjera të Evropës perëndimore, si Mbretëria e Bashkuar dhe Gadishulli Iberik, gjithashtu janë goditur nga stuhi, reshje të dendura dhe përmbytje. Ndërkohë, vendet në Evropën qendrore dhe lindore kanë përjetuar temperatura të ulëta dhe reshje të shumta bore, për shkak të mbajtjes së ajrit të ftohtë mbi pjesët lindore të kontinentit.
Rekordi i mëparshëm për ditët radhazi me shi u vendos midis 18 tetorit dhe 18 nëntorit 2023, ndërsa periudha të ngjashme janë regjistruar në Francë që nga viti 1959./mxh
