Ish-banori i Big Brother VIP, Kristi Lamaj, ka folur për përjashtimin e tij nga programi, vendim që erdhi pas largimit të tij nga muri i shtëpisë. I ftuar në emisionin “Fan Club”, Lamaj u shpreh se ky veprim ishte mënyra e vetme që të dilte “i larë në flori” nga loja dhe nga dinamika e banorëve brenda shtëpisë.
“Qëndrimi aty ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Shtëpia magjike, kushtet e veçanta dhe momentet e forta e bënë gjithçka unike. Dhashë jetën aty… ka një lindje dhe një vdekje. Në përfundim, shpresoj të mbahen mend. Nuk mund të pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytësh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori,” tha Kristi Lamaj.
Fjala e tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa fansat diskutojnë për mënyrën e largimit dhe qëndrimin e tij në lojë, duke e konsideruar të veçantë mënyrën se si ai e përjetoi eksperiencën në BBV./mxh
