Paul Mescal dhe Gracie Abrams e kthyen ceremoninë prestigjioze BAFTA Awards 2026 në një mbrëmje romantike, teksa u shfaqën së bashku në Royal Festival Hall në Londër.
Dalja e tyre shënoi paraqitjen e parë zyrtare në tapetin e kuq si çift. Mescal ishte i nominuar për interpretimin e William Shakespeare në filmin “Hamnet”, ndërsa gjatë mbrëmjes çifti u shfaq shumë i afërt, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe fansave.
Dyshja përflitet për një lidhje që prej qershorit 2024, kur u panë për herë të parë së bashku në publik. Së fundmi, ata u fotografuan edhe pas ceremonisë së Golden Globe 2026, duke festuar në Los Angeles.
I njohur për natyrën e tij private, Mescal ka shmangur shpesh komentet mbi jetën personale. Në një intervistë të mëparshme për Rolling Stone, ai kishte theksuar dëshirën për ta mbrojtur marrëdhënien e tij nga vëmendja e tepërt mediatike. Megjithatë, paraqitja e përbashkët në BAFTA duket se konfirmon se romanca e tyre tashmë është zyrtare edhe në tapetin e kuq./mxh
