Last Updated on 26/02/2026 by Anisa
Me energji dhe batuta është paraqitur këtë të enjte në dyer e GJKKO Monika Kryemadhi, për seancën paraprake, ku pritet të bëjë mbrojtjen dhe të depozitojë kërkesat e saj para trupës gjykuese.
Siç tashmë e ka kthyer në traditë, ajo ka ndaluar dhe ka përshëndetur gazetarët dhe kameramanët që e prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme, duke thënë se ‘po shkon drejt një beteje shumë domethënëse’.
Si opinioniste e këtij sezoni në Big Brother, Kryemadhi nuk ka harruar që t’u kërkojë një mendim sesi iu është dukur spektakli i së martës.
“Erdha, isha dje në Portokalli edhe më pyetën si kalon atje…mëngjesi të gjithëve. Tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. Çfarë mendimi keni për Big Brother. E bëra dje regjistrimin në Portokalli, të shohim si kemi dalë”, dëgjohet të thotë ajo.
Kryemadhi është nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
