Last Updated on 04/03/2026 by Kesjana
Në degën doganore të Rinasit janë bllokuar 920 pajisje elektronike. Sipas njoftimit të doganave, pajisjet elektronike “Apple” dhe “Samsung”, 510 prej tyre celularë të llojeve të ndryshëm, u bllokuan me dyshimet për cenimin e pronësisë intelektuale.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike “Apple” dhe “Samsung”, prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale.
Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit. /Kb
