Ndërsa operacioni ndaj Iranit vijon pa një afat, ekspertwt e ekonomisë dhe mbrojtjes kanë nisur llogaritjen e fatures marramendëse për taksapaguesit amerikanë.
Sipas të dhënave të publikuara nga CNN, lufta po kushton afërsisht 891.4 milionë dollarë në ditë.
Vetëm 100 orët e para të këtij konflikti kanë tejkaluar koston e operacionit të vitit të kaluar, “Midnight Hammer”, duke arritur në 3.7 miliardë dollarë.
Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, shtyllat kryesore të shpenzimeve janë operacionet ajrore me 30 milionë dollarë në ditë dhe ato detare me 15 milionë dollarë.
Ekspertët paralajmërojnë se një luftë dymujore mund të kushtojë deri në 95 miliardë dollarë, në varësi të intensitetit dhe nevojës për trupa tokësore.
KOSTOT DITORE TE LUFTES
Asetet Ajrore
Avionë Furnizues dhe Kargo $9,000,000
Flota Ajrore e Aeroplanmbajtëses 5,000,000 $
Gjuajtës Normalë (Non-stealth) 5,000,000 $
Gjuajtës Neviditë (Stealth) 5,000,000 $
Asetet Detare
Aeroplanmbajtëse 6,000,000 $
Shkatërrues (Destroyer) 5,000,000 $
Asetet Tokësore
Brigadë Artilerie 1,000,000 $
Batalion i Gardës Kombëtare më pak se 1,000,000 $
Nga ana tjetër, eskpesrtët shprehin shqetësimin se këto shifra e mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e qytetarët amerikanë./mxh
