Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka lëshuar 7 urdhër-arreste për krime të rënda.
Sipas Klan News, pikërisht për këtë forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë nisur operacion që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 mars, në Vlorë. Ky i fundit po monitorohet me dronë nga ajri.
