Në Stamboll vazhdoi të martën (10 mars) seanca e dytë e gjyqit kundër kryebashkiakut të Burgosur, Ekrem Imamoglu, dhe më shumë se 400 të akuzuarve të tjerë në një rast të madh korrupsioni që lidhet me bashkinë e qytetit.
Në seancë, Aykut Erdogdu, ish-anëtar i parlamentit nga Partia Kryesore e Opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP), paraqiti deklaratën e tij mbrojtëse. Imamoglu pritet të bëjë mbrojtjen e tij në seanca të mëvonshme.
Ilustrimet nga Tarik Tolunay treguan Imamoglun duke debatuar me panelin e gjykatësve gjatë seancës.
Gjyqi nisi të hënën (9 mars), pothuajse një vit pas arrestimit të Imamoglu, i cili akuzohet për udhëheqjen e një organizate kriminale për përfitime, duke përfshirë manipulim tenderash dhe ryshfet.
Ai dhe Partia Popullore Republikane (CHP) mohojnë akuzat për korrupsion, të cilat mund të sjellin dënime me qindra vite burg./mxh
